UBT News

Lavrov: Vatikani i papërshtatshëm për bisedimet e paqes

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov nuk e sheh Vatikanin si një vend të përshtatshëm për negociata të reja për t’i dhënë fund luftës së Moskës kundër Ukrainës. Lavrov tha se opsioni i Vatikanit nuk ishte realist për Moskën.

Imagjinoni Vatikanin si një vend për negociata. Është disi e pahijshme kur vendet ortodokse diskutojnë çështje në një platformë katolike që kanë të bëjnë me eliminimin e shkaqeve të konfliktit”, tha Lavrov.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka sugjeruar Vatikanin si vendin e negociatave – pas një bisede telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

Lavrov tha se kishte “spekulime” rreth asaj se kur dhe ku mund të organizohej një takim i ri i përfaqësuesve nga Rusia dhe Ukraina.

Ministri i Jashtëm, Lavrov akuzoi Kievin se kërkon të shkatërrojë Kishën Ortodokse të Ukrainës.

Mendoj se nuk do të ishte shumë e këndshme për Vatikanin të priste delegacione nga dy vende ortodokse në këto rrethana”, tha ai./atsh

Exit mobile version