Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, deklaroi se civilët ukrainas po përdoren si mburoja njerëzore nga forcat territoriale ukrainase.
“Kemi diskutuar kryesisht iniciativën e miqve tanë turq sa i përket çështjeve humanitare. Civilët janë duke u përdorur si pengje nga e ashtuquajtura forcë territoriale e mbrojtjes. Po përdoren si mburoja njerëzore”, ka thënë Lavrov, raporton BBC.
Sipas tij, Rusia po vazhdon të operojë korridoret humanitare për civilët./UBTNews/