UBT News

Lavrov thotë se rrjedhja e telefonatave Putin-Macron ka shkelur rregullat diplomatike

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha të mërkurën se publikimi i një telefonate midis presidentit Emmanuel Macron dhe liderit rus, Vladimir Putin ishte një shkelje e “etiketës diplomatike”.

Etiketat diplomatike nuk parashikojnë rrjedhje të njëanshme të regjistrimeve (të tilla)”, tha Lavrov në një udhëtim në Vietnam.

Detajet e telefonatës konfidenciale disa ditë përpara operacionit ushtarak të Moskës në Ukrainë u zbuluan nga transmetuesi France 2 në një dokumentar mbi trajtimin e konfliktit nga presidenti francez.

Lavrov tha se Rusia nuk ka asgjë për t’u turpëruar nga përmbajtja e bisedës midis dy liderëve.

Ne në parim i udhëheqim negociatat në atë mënyrë që të mos kemi asgjë për të cilën të turpërohemi. Ne gjithmonë themi atë që mendojmë dhe jemi të gatshëm të përgjigjemi për këto fjalë dhe të shpjegojmë qëndrimin tonë“, tha ai.

Lavrov është në një vizitë dy-ditore në Vietnam, në dhjetëvjetorin e partneritetit strategjik gjithëpërfshirës të dy vendeve.

Vietnami, historikisht i afërt me Moskën, ka refuzuar deri më tani të dënojë drejtpërdrejt ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë. /UBTNews/

Exit mobile version