UBT News

Lavrov thotë se krijimi i shtetit palestinez është i domosdoshëm për të shmangur “përsëritjen e dhunës”

Russian Foreign Minister Sergei Lavrov holds an annual press conference in Moscow, Russia, January 18, 2024. REUTERS/Maxim Shemetov

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov bëri thirrje për krijimin e një shteti palestinez derisa foli për situatën në Gaza gjatë konferencës vjetore për shtyp të enjten.

“Fokusi kryesor i përpjekjeve duhet të jetë krijimi i një shteti palestinez në përputhje të plotë me vendimet e Këshillit të Sigurimit – një shtet që, siç shkruhet në këto vendime, do të ekzistonte në siguri dhe fqinjësi të mirë krahas Izraelit me vendet e tjera të rajonit”, nënvizoi Lavrov.

“Pa këtë, çfarëdo që të ndodhë, do të ketë përsëritje të dhunës që shihet tani në Gaza, sepse pa krijimin e një shteti palestinez, populli palestinez do të vazhdojë të ndihet i pafavorizuar, do të vazhdojë të jetojë në kushte drejtësie inferiore”, argumentoi Lavrov duke bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës./UBTNews/

Exit mobile version