UBT News

Lavrov: SHBA po krijonte armë biologjike në Ukrainë, BE dhe OKB nuk e dinin

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, akuzoi Shtetet e Bashkuara se po krijonin armë biologjike në Ukrainë, duke ia mbajtur këtë të fshehtë Bashkimit Europian dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Pas takimit me homologun ukrainas, Dmytro Kuleba, Lavrov tha se “operacioni special”, siç e quan Rusia pushtimin e Ukrainës, po shkon sipas planit. Ai gjithashtu tha se furnizimi me armë i Ukrainës është një veprim i rrezikshëm. “Si do t’i kontrollojnë këto armë? Ato mund të përhapen në të gjithë Europën. Ne nuk kemi plan të sulmojmë shtete të tjera. Nuk e kemi sulmuar Ukrainën. E kemi shpjeguar se kishte një kërcënim për sigurinë e Rusisë dhe pas disa vitesh që ngritëm alarmin, askush nuk na dëgjoi. Kundër republikave në Donetsk dhe Luhansk ishin planifikuar sulme këtë muaj”, tha Lavrov.

“SHBA-ja po përdor territorin e Ukrainës për të krijuar armë biologjike. As BE-ja nuk e dinte që SHBA-ja po kryente kërkime shkencore të paligjshme në Ukrainë, edhe OKB-ja. Por nuk habitemi se amerikanët e kanë bërë këtë në fshehtësi, siç kanë bërë me shtete të tjera pranë kufirit me Rusinë dhe Kinën”.

Exit mobile version