UBT News

Lavrov: Rusia është e interesuar ta përfundojë konfliktin në Ukrainë “sa më shpejt të jetë e mundur”

Russia's Foreign Minister Sergey Lavrov leaves Itamaraty Palace after meeting with Brazilian Foreign Minister Mauro Vieira in Brasilia, Brazil, Monday, April 17, 2023. (AP Photo/Eraldo Peres)

Rusia është e interesuar t’i japë fund konfliktit në Ukrainë “sa më shpejt të jetë e mundur, deklaroi ministri i jashtëm rus, Sergey Lavrov, gjatë një konference për media të hënën me homologun e tij brazilian, Mauro Vieira, në Brasilia.

Lavrov falënderoi gjithashtu kolegët e tij nga Brazili që po e kuptojnë situatën në Ukrainë dhe tha se Rusia është mirënjohëse për “vullnetin e Brazilit për të kontribuar” në gjetjen e zgjidhjeve të mundshme.

Ministri rus pritet të takojë sot gjatë ditës presidentin brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva.

Nga ana tjetër, Ukraina ka thënë vazhdimisht se paqja do të arrihet vetëm nëse Rusia rivendos kufijtë e vendit dhe Kievi rimerr Krimenë./UBTNews/

Exit mobile version