Rusia planifikon të krijojë ambasada në shtatë shtete afrikane në dy vitet e ardhshme, tha ministri i Jashtëm Sergej Lavrov.
“Tre ambasada të reja janë hapur tashmë në Afrikë dhe shtatë të tjera do të krijohen gjatë dy viteve të ardhshme. Kjo punë është vendosur mbi një bazë të strukturuar dhe do të vazhdojë në mënyrë të qëndrueshme,” i tha ai dhomës së ulët të parlamentit të Dumës së Shtetit.
“Ne po krijojmë ambasada shtesë. Deri në vitin 2026, pritet të hapen ambasada në Gambia, Liberi, Ishujt Komoros, në Niger, Sierra Leone, Togo, Sudanin e Jugut. Shtatë ambasada janë një shifër mjaft domethënëse”, tha Lavrov.