Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov tha të mërkurën se synimet dhe qëllimet e Rusisë në Ukrainë janë “të qarta” dhe pohoi se Moska nuk po ndalon eksportet e grurit nga Ukraina.
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu në Ankara, një gazetar ukrainas e pyeti Lavrovin: “përveç produkteve të drithit, çfarë [tjetër] i vodhi Rusia Ukrainës?”
Ai u përgjigj se “për sa i përket drithërave, nuk ka asnjë pengesë apo sfidë të shkaktuar nga Federata Ruse”.
“Z. Zelensky duhet të japë një udhëzim që portet ukrainase të bëhen të sigurta”, tha Lavrov duke përsëritur vërejtjet e tij se Ukraina duhet të ç’minojë ujërat për të siguruar kalimin e sigurt të anijeve.
Lavrov tha se “nuk jemi ne ata që duhet të fajësohet” për krijimin e një problemi dhe se “topi është në fushën e tyre [të Ukrainës]”.
Ministri i Jashtëm rus tha se Rusia po diskuton sigurimin e kalimit të sigurt të anijeve me ushtrinë turke.
Lavrov tha se Rusia ka “synime të qarta dhe qëllime të qarta” në Ukrainë, të cilat ai pretendoi se janë “çlirimi” i vendit nga një “regjim neo-nazist”./UBTNews/