UBT News

Lavrov do të vizitojë Turqinë për të diskutuar rreth korridorit të eksporteve të Ukrainës

Russian Foreign Minister Sergei Lavrov attends a joint press conference with his Kyrgyz counterpart following their talks in Moscow on March 5, 2022. (Photo by SERGEI ILNITSKY / POOL / AFP)

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov do të vizitojë Turqinë me një delegacion ushtarak më 8 qershor për të diskutuar krijimin e një korridori të mundshëm detar për eksportet bujqësore ukrainase, tha të martën ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.

Duke folur për agjencinë shtetërore të lajmeve Anadolu, Cavusoglu tha se korridori humanitar për anijet që transportojnë ushqime është ndër temat që do të diskutohen.

Kujtojmë se presidenti turk i tha homologut të tij ukrainas gjatë një telefonate të hënën se Ankaraja i kushton “rëndësi të veçantë” përpjekjeve për të krijuar një korridor të sigurt për eksportimin e produkteve bujqësore ukrainase përmes detit./UBTNews/

Exit mobile version