UBT News

Lavrov do ta vizitojë Bangladeshin para samitit të G20-ës

Russian Foreign Minister Sergei Lavrov gestures during a press conference with Turkish Foreign Minister Hakan Fidan, in Moscow, Russia, August 31, 2023. REUTERS/Maxim Shemetov/Pool/File Photo

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov do ta vizitojë qytetin Dhaka në Bangladesh dy ditë para samitit të G20-ës në New Delhi derisa Moska po synon të fuqizojë raportet bilaterale me këtë shtet të Azisë Jugore.

Zyrtarët qeveritarë thanë se Lavrov do të takohet me Ministrin e Jashtëm të Bangladeshit, Abdul Momen, më 7 shtator dhe do të flasë me kryeministrin Sheikh Hasina të nesërmen para se të niset për në konferencën e G20-ës.

“Të gjitha çështjet dypalëshe duke përfshirë (pagesat për) termocentralin bërthamor, tregtinë dhe energjinë do të diskutohen gjatë vizitës”, tha një zyrtar i paidentifikuar i ministrisë së jashtme të Bangladeshit./UBTNews/

Exit mobile version