Ministri i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov, dhe Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, zhvilluan një bisedë telefonike më 27 prill, ku diskutuan për “krizën ukrainase” dhe theksuan rëndësinë e negociatave për arritjen e një paqeje afatgjatë.
Në bisedë, të dy liderët u pajtuan për rëndësinë e vazhdimit të dialogut dhe arritjes së parakushteve për të filluar negociatat që do të mundësojnë një rrugë të besueshme për një paqe të qëndrueshme.
Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, biseda u karakterizua nga një “shkëmbim produktiv i pikëpamjeve” për çështjet kryesore të marrëdhënieve ruso-amerikane, të cilat kanë pasur një intensifikim të ndjeshëm kohët e fundit.
Përveç krizës ukrainase, mësohet se u diskutuan edhe disa çështje të tjera ndërkombëtare.
“U ngritën edhe disa çështje të tjera ndërkombëtare. U ra dakord që të vazhdojnë kontaktet në të gjitha nivelet,” tha Ministria e Jashtme ruse.