UBT News

Lavrov bën thirrje për t’i dhënë fund padrejtësive kundër palestinezëve

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov ka theksuar nevojën për të thyer “ciklin vicioz të dhunës” nga i cili kanë vuajtur brezat e palestinezëve dhe bëri thirrje për t’i dhënë fund “padrejtësisë”.

“Është e papranueshme të justifikohen – e lëre më të inkurajohen – sulmet terroriste, dhe t’u përgjigjemi atyre me metoda të ndëshkimit kolektiv në shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar humanitar”, tha ministri në një intervistë për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve TASS.

“Është e nevojshme të ndërpritet rrethi vicioz i dhunës, për të larguar padrejtësinë nga e cila kanë vuajtur disa breza palestinezësh”, tha ai. “Kjo është mënyra e vetme për të arritur stabilizimin në zonën e konfliktit palestinezo-izraelit dhe në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme në përgjithësi”./UBTNews/

Exit mobile version