Nuk do të ketë paqe të qëndrueshme në Ukrainë derisa të ketë drejtësi dhe të drejta të njeriut, tha Okelsandra Matviichuk, e cila është në krye të Qendrës së Ukrainës për Liritë Civile.
Me të mbërritur në Oslo për të marrë çmimin Nobel për Paqen, Matviichuk tha se presidenti rus, Vladimir Putin “mendon se mund të bëjë pikërisht atë që dëshiron”.
“Nuk do të ketë paqe të qëndrueshme në rajonin tonë derisa të arrijmë drejtësinë”, shtoi ajo.
“Të drejtat e njeriut dhe paqja janë të lidhura pazgjidhshmërisht”, tha zonja Matviichuk, sipas agjencisë norvegjeze të lajmeve NTB.
“Një shtet që shkel sistematikisht të drejtat e njeriut e bën këtë jo vetëm kundër qytetarëve të tij, por kundër një rajoni të tërë, një bote të tërë. Rusia është një shembull i shkëlqyer për këtë”, deklaroi ajo.
Çmimi Nobel i Paqes i këtij viti do të ndahet nga aktivisti i burgosur i të drejtave të Bjellorusisë, Ales Bialiatski, Qendra e Ukrainës për Liritë Civile dhe grupi rus Memorial.
Komiteti Norvegjez i Nobelit tha se laureatët “kanë bërë një përpjekje të jashtëzakonshme për të dokumentuar krimet e luftës, abuzimet e të drejtave të njeriut dhe abuzimin me pushtetin”./UBTNews/