Blerim Latifi: Problemi Kosovë-Serbi s’zgjidhet me ‘grupe ekspertësh’ apo ‘ekipe teknike’.
Njohësi i çështjeve politike, profesori Blerim Latifi, thotë se problemi historik midis Kosovës e Serbisë nuk mund të zgjidhet me “grupe ekspertësh” apo “ekipe teknike”.
“Ai mund të zgjidhet veç me liderë që e lexojnë saktë momentin historik në të cilin ndodhemi dhe kanë guximin me marrë vendime të vështira historike”.
“Nëse të mungon ky guxim, krejt dijetarët e botës me t’i ofru, nuk kanë me të kry punë. Makiaveli e thotë mirë: në politikë fati u buzëqesh veç guximtarëve! Kosova tash ka nevojë për vendimmarrje të guximshme historike, e jo për vajtje – ardhje të kota në relacionin Bruksel Prishtinë, siç i kemi parë tash 12 vjet”.
“Përfshirja në një dialog që nuk përfundon kurrë, është favor strategjik për Serbinë dhe, rrjedhimisht, një vazhdim i venitjes së heshtur të shtetit të Kosovës”, thotë ai./UBTNEWS