UBT News

Latifi e falënderon euro-deputetin austriak për lobim në institucionet e BE-së

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, pas takimit me deputetin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl, në një konferencë për medie tha që është shumë mirënjohës për angazhimin e tij që është duke bërë në institucionet e BE-së.

Ai u shpreh se Austria ka mbështetur kërkesën për anëtarësimin në Këshillin e BE-së.

Unë jam shumë mirënjohës për angazhimin tuaj të jashtëzakonshëm që keni bërë dhe po bëni në institucionet e BE-së në mënyrë që të lehtësohet lëvizja e mjekëve tanë dhe qytetarëve tanë. Shteti austriak e ka mbështet kërkesën tonë për anëtarësimin në Këshillin e Bashkimit Evropian, mungesa këto të cilat kanë shkaktuar dhe kanë ndikuar drejtpërdrejt në shëndetësinë e Kosovës”, tha Latifi.

Exit mobile version