SHBA u ka thënë qytetarëve të saj që jetojnë në Rusi që të largohen menjëherë për shkak të luftës në Ukrainë dhe rrezikut në rritje të “arrestimeve të gabuara”.
“Qytetarët amerikanë që banojnë ose udhëtojnë në Rusi duhet të largohen menjëherë”, tha ambasada në Moskë.“Ushtroni kujdes të shtuar për shkak të rrezikut të ndalimeve të gabuara”.
SHBA ka paralajmëruar vazhdimisht qytetarët e saj që të largohen nga Rusia, deklarata e fundit e tillë ishte në shtator kur Vladimir Putin bëri thirrje për mobilizim të pjesshëm.
“Shërbimet ruse të sigurisë kanë arrestuar shtetas amerikanë me akuza të rreme, kanë veçuar shtetasit amerikanë në Rusi për pengim dhe ngacmim, u kanë mohuar atyre trajtim të drejtë dhe transparent dhe i kanë dënuar në gjyqe të fshehta ose pa paraqitur prova të besueshme”, tha mes tjerash ambasada.
Rusia ka hapur një çështje penale kundër një shtetasi të Shteteve të Bashkuara me dyshimin për spiunazh, tha Shërbimi Federal i Sigurisë në janar./UBTNews/