Tashmë tri veturat e ekzaminuar në vendin ku ndodhi vrasja e dyfishtë në Pejë janë larguar nga aty.
Veturat po dërgohen në Stacionin e Policisë në Klinë. Ndërkohë që i gjithë procesi pritet të përfundojë në ora 18-19:00.
Ndërsa, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka konfirmuar për KosovaPress se pas tretmanit mjekësor, i plagosuri, është dërguar në ndalim 48 orësh.
“Pas tretmanit mjekësor është dërguar në ndalim 48 orësh me urdhër të prokurores së rastit”, ka thënë Nikçi për KosovaPress.