Kryetari i Mitrovicës së Veriut Erden Atiq tha se pas vlerësimit profesional se situata e sigurisë atje është përmirësuar dukshëm, me kërkesën e tij sot janë larguar grilat që rrethojnë objektin e Komunës.
Nuk duhet dhe nuk do të ketë barriera mes atyre që ju shërbejnë qytetarëve dhe vetë qytetarëve. Do të vazhdojmë që çdo ditë e më shumë të ju shërbejmë qytetarëve me përkushtim e pa dallim”, tha ai.