Nga viti 2011 deri në vitin 2023, Italia ka përjetuar një rritje të migracionit të të rinjve, me rreth 550 mijë italianë nga mosha 18 deri në 34 vjeç që janë larguar nga vendi për të ndërtuar një jetë tjetër jashtë. Ky fenomen, sipas autoriteteve, është alarmant dhe përfaqëson pothuajse gjysmën e popullsisë së qytetit të Milanos.
Sipas një raporti nga fondacioni “Nord Est”, Italia ka pësuar një humbje të vlerësuar prej 134 miliardë eurosh të kapitalit njerëzor gjatë 13 viteve të fundit. Ky problem nuk është vetëm ekonomik, por gjithashtu përbën një sfidë për të tërhequr dhe mbajtur talentet e reja.
Në krahasim me vendet e tjera evropiane, Italia spikat negativisht për shkallën e saj të atraktivitetit për të rinjtë. Për çdo të ri evropian që vendos të jetojë në Itali, largohen tetë italianë. Me një kapacitet tërheqës prej vetëm 6%, Italia renditet pas Zvicrës, e cila pranon 34% të rinjve evropianë, dhe Spanjës me 32%.
Midis të rinjve që emigrojnë, 50% kanë një diplomë universitare, dhe një e treta e tyre kanë arsim të lartë, duke theksuar se fenomeni përfshin kryesisht të rinj të kualifikuar, sidomos nga Italia e Veriut./UBTNews/