UBT News

Lapsi që iu dha Adolf Hitlerit nga partnerja Eva Braun mund të shitet 80 mijë funta në ankand

Një laps argjendi, i cili supozohet se i përkiste Adolf Hitlerit, do të dalë në ankand në Belfast gjatë muajit të ardhshëm. Sipas vlerësimeve, lapsi mund të shitet nga 50 mijë deri në 80 mijë funta.

Besohet se ajo ishte dhuratë për ish-diktatorin nazist nga partnerja e tij afatgjatë, Eva Braun, në ditëlindjen e tij të 52-të, më 20 prill të vitit 1941.

Ky laps, i cili fillimisht u ble nga një koleksionist në një ankand në vitin 2002, ka mbishkrimin “Eva” në gjermanisht dhe inicialet “AH”.

Krahas tij, do të shitet edhe një fotografi origjinale e nënshkruar nga Hitleri dhe një kërkimfalje e rrallë e shkruar me dorë nga Mbretëresha Viktoria, që daton nga viti 1869, për rebelët e Irlandës të dënuar për tradhti./UBTNews/

Exit mobile version