Radari-vëzhgues që operohet nga një qendër kontrolli dhe më vonë do të zëvendësojë satelitin e vjetër Sentinel si pjesë e programit Copernicus.
Ai do të jetë në gjendje të regjistrojë sipërfaqen e Tokës në të gjitha kushtet, ditën dhe natën, pavarësisht nga moti.
Kreu i qendrës së kontrollit të Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA) në Darmstadt të Gjermanisë, Josef Aschbacher, kujtoi se programi Copernicus lejon monitorimin e gjendjes së akullit, zhvillimit bujqësor, klimës dhe ndryshimeve klimatike, stuhive dhe përmbytjeve, dhe radari në anijen kozmike mund të depërtojë në re.
Ai shtoi se sonda, e cila kushton midis 200-300 milionë euro, mund të zbulojë ndryshime në Tokë deri në shkallën milimetrike nga një lartësi prej rreth 700 kilometrash.
Sonda garanton vazhdimësinë e të dhënave kritike për shërbimet e Copernicus, siç janë monitorimi i përmbytjeve, rrëshqitjeve të dheut, ndryshimeve në bujqësi ose monitorimi i detit.
Sentinel-1D duhet të përmirësojë më tej frekuencën dhe mbulimin e imazheve në bashkëpunim me Sentinel-1C të lansuar nga ESA në fund të vitit 2024. Sipas Katrin Molch, drejtuese e menaxhimit të misionit në ESA, Sentinel-1D është sateliti i dymbëdhjetë në orbitë si pjesë e programit Copernicus.
Kohëzgjatja nominale e misionit është shtatë vjet, dhe Molch tha se ajo dhe kolegët e saj shpresojnë ta arrijnë në dhjetë, raporton KosovaPress.
Copernicus është një projekt i përbashkët i Komisionit Evropian dhe ESA-së./S.K/KP/
