Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë dhe Zyra për Qeverisje të Mirë, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit kanë lansuar programin për Zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës.
Programi ka për qëllim fuqizimin e kapaciteteve të profesionistëve për mbrojtjen e fëmijës në nivel komunal dhe qendror, si dhe për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e fëmijës.
Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Habit Hajredini tha se janë themeluar 34 ekipe për të drejtat e fëmijëve dhe janë 8 plane lokale në bashkëpunim me komunat. Ai tha se ka pasur një koordinim të mirë me të gjitha komunat për të futur në funksion strukturat për mbrojtjen e fëmijëve.
Hajredini shtoi se ekipi i Zyrës së Kryeministrit, do të vazhdojnë me fushata vetëdijesuese për t’i aftësuar institucionet për të marrë përgjegjësi ligjore. Ai tha se ky program ka qëllim për të ngritur kapacitetin me nivel lokal dhe të fokusojë në zbatimin e ligjit për të gjithë zyrtarët përgjegjës, për të marrë detyrat.