Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka bërë të ditur se në kuadër të portalit shtetëror është lansuar platforma për shërbime komunale E-KOMUNAT .
Kjo platformë përfshinë shërbimet administrative të lëshuara nga autoritetet komunale për qytetarët dhe bizneset.
“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – MAPL që nga viti 2021 ka qenë e angazhuar që të jetësohet programi i saj për digjitalizimin e shërbimeve që ofrojnë komunat dhe aktiviteteve të tyre. Me këtë rast e falënderojmë International Financial Cooperation, agjenci kjo që funksionon në kuadër te Bankës Botërore në Kosovë për mbledhjen e të dhënave, analizimin dhe digjitalizimin fillimisht të shërbimeve administrative të Komunës së Prizrenit dhe Lipjanit për këtë fazë duke vazhduar me faza tjera ku do të përfshihen 38 komunat e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.