UBT News

Lansohet platforma për regjistrimin e OJQ-ve dhe bizneseve si ndërmarrje sociale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se janë të vendosur për të ofruar mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët në vend.

Në ceremoninë e lansimit të mundësisë së regjistrimit si ndërmarrje sociale të organizatave joqeveritare dhe bizneseve, Kurti tha se kjo do të mundësojë përkrahje më të madhe për personat me aftësi të kufizuara dhe persona të tjerë të marxhinalizuar.

Po ashtu edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekruan Murati tha se kjo politikë do t’i ndihmojë grupet e cenueshme.

Exit mobile version