Është lansuar platforma “KosovaDiplo365”, nismë e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Fondacionit Ipko.
Kryeministri Albin Kurt, tha se përmes kësaj platforme do të bëhet fuqizimi i diplomacisë publike. Të njëjtën e mirëpritën edhe përfaqësues të tjerë.
Platforma “KosovaDiplo365”, synon që të ngrit prezencën digjitale të tregimeve të sukseseve dhe arritjeve të qytetarëve të Republikës së Kosovës nëpër botë, dhe njëkohësisht të shërbejë si hapësirë e ndërveprimit si brenda ashtu edhe jashtë shtetit.
Përmes kësaj platforme synojmë që të fuqizojmë Diplomacinë Publike të Kosovës përmes zërave më të fuqishëm të saj – atë të vetë qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Ndër të tjerash do të nënshkruhet letra e zotimit të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Fondacionit Ipko, si përpjekje për të fuqizuar bashkëpunimin në mes të sektorit publik dhe atij privat, në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.