UBT News

Lansohet GROW, ndihmon bizneset të marrin nën kontroll furnizimin e energjisë elekrike

Me rastin e promovimit të dritares së re të gradacioneve bankare GROW (Dritarja e Mundësive të Rimëkëmbjes së Gjelbër), që synon t’i mbështesë investimet e bizneseve kosovare në energji të ripërtërishme dhe efiçiencë të energjisë, u tha se në Kosovë, një nga pengesat kryesore të zhvillimit të bizneseve, është furnizimi jo i qëndrueshëm me energji elektrike.

Prandaj, Green Recovery and Opportunity Window (GROW) po u ndihmon bizneseve të investojnë në panele solare fotovoltaike dhe të bëhen vetëprodhues të energjisë dhe prodhues të pavarur të energjisë, por edhe projekte me efikasitet energjetik të cilat do të kontribuojnë në uljen e konsumit të energjisë elektrike dhe rritjen e prodhimit të energjisë elektrike nga prodhimi i energjisë diellore.

Sarah Olmstead, drejtoreshë e Millennium Challenge Corporation (MCC) për Kosovë, shpreson se investimet në burime të ripërtëritshme të energjisë do të ndihmojnë bizneset që të marrin nën kontroll furnizimin e energjisë për ta.

Ndërsa, guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti theksoi se lansimi i këtij projekti tregon përkrahjen e vazhdueshme të partnerëve ndërkombëtar për Kosovën, dhe në përgjithësi për zhvillimin ekonomik.

Exit mobile version