UBT News

Lansimi i iPhone 13, çfarë mund të prisni nga ky event?

Bateria zgjat më shumë. Një sistem ndryshe i kamerës. Këto janë vetëm disa nga thashethemet që po qarkullojnë rreth asaj se çfarë Apple mund të ju sjellë në eventin e së martës, ku pritet të lansohet linja e iPhone-ve.

Në një event virtual nga selia e saj në Cupertino të Kalifornisë, kompania pritet të prezantojë katër iPhone-t e ri, 13 mini, 13, 13 Pro dhe 13 Pro Max. Po ashtu kompania do të lansojë edhe produktet sikurse Airpods, Apple Watch.

Linja e iPhone 13 ka të ngjarë të mos kenë ndonjë ndryshim inovator në dizajn. Në fakt, ndoshta do të duken shumë të ngjashëm me modelet e vitit të kaluar, me disa përjashtime.

iPhone 13 dhe iPhone 13 mini thuhet se kanë dy lente të kamerës së pasme të vendosura diagonalisht për herë të parë, potencialisht për të krijuar hapësirë për një sensor më të madh.

Përveç disa ndryshimeve që po mirëpriten, kompania ka njoftuar se mund të jetë edhe një përditësim i padëshiruar: çmimet e larta. Ndonëse kompania po synon të mbajë çmimet në nivel me modelet e mëparshme, çmimet e iPhone 13 mund të jenë më të larta për shkak të mungesës së çipit.

Ceremonia e prezantimit të modeleve të reja do të jetë më 14 shtator./UBTNews

Exit mobile version