OpenAI po shtyn përpara planet për debutimin e GPT Store në 2024 sipas një e-maili parë nga The Verge.
Kompania prezantoi mjetin GPT Builder në fillim të muajit nëntor në konferencën e saj të parë të zhvilluesve duke iu dhënë abonentëve një mënyrë të lehtë për të krijuar botët e tyre të përshtatura me inteligjencë artificiale.
Asokohe OpenAI tha gjithashtu se do të lançojë GPT Store për përdoruesit që të mund të listojnë GPT-të e tyre dhe potencialisht të fitojnë para prej tyre.
Fillimisht ishte vendosur që GPT Store të mbërrijë në nëntor. Por shkarkimi befasues i CEO-s, Sam Altman ndryshoi planet e kompanisë.
OpenAI ka qenë në një proces riorganizimi të lidershipit pas trazirave që u shkaktuan me shkarkimin e më pas rikthimin e Altman.
Ditën e mërkure kompania konfirmoi se Altman ishte rikthyer si CEO me Mira Muratin si CTO dhe Greg Brockman president. Gjithashtu njoftoi formimin e një bordi të ri./PCWorld Albanian