Land Rover ka prezantuar modelin Defender V8 në fillim të vitit, por duket se një variant edhe më ekstrem është duke u përgatitur.
Sipas “MotorTrend”, kompania është duke punuar në Defender SVR, i cili do të jetë mjaft i ndryshëm nga modeli V8. Në veçanti, “MotorTrend” sugjeron se Defender SVR do të ketë motor 4.4-litërsh Twin-Turbo V8 të BMW-së me 608 kuaj fuqi.
Në këtë rast, Defender SVR do të ishte më i fuqishëm se Defender V8, i cili ka 525 kuaj fuqi.
Tash për tash, pak dihet për Defender SVR, por “MotorTrend” thotë se do të ketë “elemente të dizajnit më sportiv” dhe një mbështetje unike për përmirësimin e dinamikës së drejtimit.
Modeli gjithashtu do të ketë më pak pjerrësi të trupit në qoshe, teknologji të lartë të vektorizimit, diferencial unik elektronik të pasmë, sistem shkarkimi me katër tuba, rrota 22 inç dhe sistem më të fortë frenimi.
Defender SVR pritet të jetë në dispozicion për blerësit gjatë vitit të ardhshëm, me çmim prej rreth 125.000 dollarë. \autoblog