UBT News

Lana Del Rey publikon një foto të patreguar më parë nga dasma e saj

Lana Del Rey ndau një foto nga dasma e saj me Jeremy Dufresne, gjashtë muaj pasi ata u martuan.

Në foton e ëmbël, të publikuar nga këngëtarja në Instagram, ai e përqafon dhe e puth në faqe, ndërsa Del Rey mbyll sytë dhe buzëqesh.

Të dy kanë veshur kapele marinari, teksa tek Lana shkruhet “nusja”. Ajo postimin e ka bërë me rastin e pjesëmarrjes në festivalin Stagecoach që do të zhvillohet nga 25 deri më 27 prill në Kaliforni.

Çifti u martua më 26 shtator 2024, në Des Allemands Swamp të Luizianës, ku punon Dufresne dhe ku u takuan për herë të parë. Sipas PEOPLE, ata kishin marrë licencën e martesës tre ditë më parë, nga zyra e sherifit të qarkut.

Këngëtarja 39-vjeçare dhe Dufresne, të cilët thuhet se njihen prej vitesh (ata u shfaqën në një foto së bashku në Facebook në vitin 2019), u përfol për herë të parë se ishin në lidhje pasi një video e TikTok e tyre duke u kapur për dore u shfaq. Dufresne është baba i dy fëmijëve dhe punon si specialist i certifikuar i turneve me varkë në ujërat e aligatorëve në Des Allemands, Luiziana.

Çifti u takua për herë të parë në mars 2019 kur Lana Del Rey mori pjesë në një nga turnet e tij me varkë. Këngëtarja ishte në Luiziana në atë kohë për një koncert në festivalin BUKU Music + Art Project.

Edhe pse këngëtarja ka kaluar mirë në turin e Dufresne, mes tyre nuk ka pasur asnjë shkëndijë romantike. Gjashtë muaj më vonë, filloi të takohej me aktorin dhe oficerin e policisë Sean Larkin, por marrëdhënia përfundoi me fillimin e COVID-19.

Kjo u pasua nga një lidhje e shkurtër me këngëtarin Clayton Johnson, me të cilin ishte fejuar, para se të ndaheshin në vitin 2021.

Që atëherë ka pasur lidhje të shkurtër me Jack Donohue e muzikantin Evan Winicker. Lana Del Rey u ribashkua me Dufresne në maj 2024.

Exit mobile version