Pas tetë vjetësh dhe çmimesh të shumta, periudhës së James Corden si nikoqir i “The Late Late Show” i erdhi fundi.
Prezantuesi dhe aktori anglez njoftoi largimin e tij nga kjo shfaqje, e cila u bë e njohur për segmentet e shumta sikurse “Carpool Karaoke”, prillin e kaluar. Më pas ai zbuloi se dëshira për të kaluar kohë me familjen e tij e shtyu ta marrë këtë vendim.
“Do të ishte një udhëtim, një aventurë. S’e konsiderova kurrë si destinacionin tim përfundimtar”, tha Corden në atë kohë.
Corden e përfundoi paraqitjen e tij të fundit duke interpretuar një baladë me piano./UBTNews/