Lamborghini prezantoi makinën elektrike koncept në Javën e Makinave në Monterey.
Lamborghini Lanzador ka teknologjitë më të fundit dhe një dizajn i frymëzuar nga anijet kozmike.
Funksionalitetet e shumta infotainment së bashku me një konsole qendrore në formën e germës Y karakterizohen nga një panel komandash i hollë.
Drejtuesi i makinës ka qasje të menjëhershëm në kontrollet e klimës dhe funksioneve të tjera dixhitale përmes njësisë së pilotit. Kjo njësi jep qasje në disa modalitete drejtimi përmes sistemit të kontrollit ANIMA të kompanisë.
Madje ka edhe ekran të cilat mund të fshihen për pasagjerët duke ofruar informacione si shpejtësia, distanca, klima, përmbajtje dëfrimi etj.
Sa i takon dizajnit, shoferi dhe pasagjeri qëndron ulët me tokën sikur të jenë duke drejtuar një avion dhe ndahen mes tyre nga konsola qendrore. Kompania thotë se pjesa e brendshme ka hapësirë të konsiderueshme pavarësisht lartësisë prej 1.5m nga toka.
Edhe pse është vetëm një koncept, Lamborghini thotë se Lanzador ofron një paraqitje paraprake konkrete të makinës që do të prodhohet në 2028./PCWorld Albanian