UBT News

Lamborghini mund të arrijë në 10 mijë shitje këtë vit

Lamborghini mund të shesë 10 mijë makina këtë vit për herë të parë, deklaroi kryeshefi ekzekutiv i saj, pasi prodhuesi i makinave sportive luksoze raportoi një rritje të fitimit dhe të ardhurave për gjysmën e parë.

Marka italiane, një degë e Volkswagenit të Gjermanisë, shiti 5 mijë e 341 makina midis janarit dhe qershorit, 4.9% më shumë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shtetet e Bashkuara ishin tregu i tyre më i madh i vetëm, me 1 mijë e 625 dërgesa.

Kryetari dhe CEO Stephan Winkelmann tha se nuk është e lehtë të bësh parashikime për shkak të pasigurive të tregut, duke përfshirë lëndët e para, por shtoi se shitja e 10 mijë makinave këtë vit ishte një “qëllim i realizueshëm”./UBTNews/

Exit mobile version