Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se ka inskenuar rastin kinse persona të panjohur i kanë grabitur afër 1 mijë euro.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Mazgit të Obiliqit, ku pas hetimeve është vërtetuar se ankuesi ka inskenuar rastin.
“Ankuesi mashkull kosovar punëtor i postës së shpejt, ka raportuar se derisa ka qenë me veturë dy persona të panjohur të maskuar, nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur një shumë parsh prej 970€ dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Pas hetimeve është vërtetuar se ankuesi ka inskenuar rastin, ku i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.