UBT News

Lajmërohet murtaja afrikane e derrit në Dragash

Komuna e Dragashit e ka konfirmuar prezencën e murtajës afrikane në territorin e saj.

“Të dashur qytetarë të komunës së Dragashit, ju informojmë se në territorin e Komunës sonë tashmë edhe zyrtarisht është konfirmuar MURTAJA AFRIKANE e derrit”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.

Shoqata e Gjahtarëve ‘Dhia e Egër’, së bashku me Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Dragash si dhe institucionet relevante qeveritare, janë duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për eliminimin e kësaj sëmundjeje.

Nga komuna thonë se kjo sëmundje nuk transmetohet te kafshët tjera as te njeriu, mirëpo kujdesi duhet të jetë maksimal, pasi më herët nuk kemi pasur raste të tilla.

Exit mobile version