Vaksinat e disponueshme aktualisht dhe miratuar deri tani janë efikase kundër çdo varianti të virusit, theksoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) duke kërkuar të vazhdojmë të reagojmë me kujdes përballë COVID-19.
“Nëse në Europë situata shëndetësore po përmirësohet, udhëtimet ndërkombëtare duhet të vazhdojnë të shmangen përballë një kërcënimi të vazhdueshëm dhe pasigurive të reja”, theksoi Hans Kluge, drejtori i OBSH Europë, veçanërisht ato që lidhen me variantin e ri shqetësues, zbuluar fillimisht në Indi, por i identifikuar në gjysmën e 50 apo më shumë vendeve në zonë.
“Ky është një kërcënim i pasigurt”, theksoi Catherine Smallwood, e ngarkuar me situatat e urgjencës në OBSH Europë.
“Pandemia nuk ka mbaruar”, shtoi ajo.
Sipas të dhënave të OBSH-së, në të gjithë rajonin që mbulon një pjesë të Azisë Qendrore, numri i rasteve të reja është ulur me 60% në një muaj, nga 1,7 milion në mes të prillit në 685 000 javën e kaluar.
“Ne po shkojmë në drejtimin e duhur, por duhet të qëndrojmë vigjilentë (…) rritja e lëvizshmërisë, ndërveprimet fizike dhe grumbullimet mund të çojë në një rritje të transmetimit në Europë”, nënvizoi drejtori rajonal.