Ndër vendimet që ka marrë dje Qeveria e Kosovës është edhe ai me të cilin rritet vlera prej 10 euro e pensioneve bazë për tre muajt e ardhshëm dhe hiqet shtesa prej 30 euro që u vendos nga Qeveria Hoti.
Ndaj këtij vendimi ka pasur shumë reagime, e në mesin e tyre edhe nga aktori Çun Lajçi. Ky i fundit përmes një shkrimi në Facebook kërkoi nga Kurti sqarime shtesë. Lajçi mes tjerash thotë se po frikësohet mos e kanë ngatërruar me hajna dhe mbase po iu duket shumë i pasur.
“O Albin shoqalani. Pashë Çakorrin e Ramushit, a po m’kallxon, a përnimend don me na i hjekë nga 20 euro prej pensionit a? Se qeshtu po shkruejnë portalet, e ato janë “fort t’besueshme”! S’po m’dhimsen jo, se tash vjen vera e dal shes libra, bile-bile e qëndisi rrugëve edhe romanin e ri “Shoqalani”, por po tutna mos m’keni përzi me hajna e po iu dukem shumë i pasun? Nejse, m’fal që bana be rrejshëm, se Çakorrin e rroi kajtja e mua pleqnia!”, shkroi Lajçi në Facebook.
O Albin shoqalani Pashë Çakorrin e Ramushit, a po m’kallxon, a përnimend don me na i hjekë nga 20 euro prej…
Posted by Çun Lajçi on Thursday, April 22, 2021
Këtë vendim të Qeverisë e ka quajtur ‘skandaloz’ dhe ‘të papranueshëm’ ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj./UBTNews