Këshilli i BE-së ka vazhduar mandatin e emisarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Lajmi u bë i ditur zyrtarisht sot nga Këshilli i BE-së përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare.
“Miroslav Lajçakut, përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe për çështje tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, i është vazhduar mandati deri më 31 janar, 2025”, thuhet në vendim.
Emërimi i tij fillestar u bë më 2 prill 2020. Më herët, Lajçak ishte nominuar nga shefi i diplomacisë evropiane në largim Josep Borrell, për ambasador të Bashkimit Evropian në Zvicër.