UBT News

Lajçaku paralajmëron heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës

Miroslav Lajčák, Slovak Minister for Foreign Affairs

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës.

“Në rrethana aktuale nuk është e drejtë që Kosova është nën sanksione negative nga BE-ja dhe kjo duhet të adresohet. Kjo është një mundësi që unë e mbështes”, ka thënë Lajçak.

Lajçaku potencoi se normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vetëm me anë të një marrëveshjeje.

“Do të ketë një ndikim në vazhdimin e dialogut në shumë aspekte, por ka një gjë që nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë, normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duhet një marrëveshje, një kompromis që mund të arrihet përmes dialogut. Kjo nuk do të ndryshojë. Kush thotë që dialogu ka vdekur, thotë që edhe e ardhmja evropiane ka vdekur – rruga drejt Bashkimit Evropian për Kosovën dhe Serbinë shkon nëpërmes normalizimit të dialogut, normalizimi nuk mund të imponohet, duhet të ketë marrëveshje. Ju mund të diskutoni shumë gjëra nga dialogu, por duhet të pranoni këtë. Ky është dizajni i dialogut”, deklaroi ai tutje.

Exit mobile version