UBT News

Lajçak viziton pikën kufitare në Merdare

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka përfunduar vizitën e tij në Kosovë. Sot pasdite ai u nis drejt Beogradit.

Lajçak u ndal në pikën kufitare në Merdare, teksa u shpreh krenar që e vizitoi këtë pikë kufitare që u ndërtua nga BE-ja.

“Gjatë rrugës për në Beograd, jam krenar që vizitoj ambientet e pikës së përbashkët në Merdare të ndërtuara nga BE-ja me 4.6 milionë euro, dhe tani e përdorur plotësisht nga të dy palët siç kishin rënë dakord në dialog në vitin 2011”, shkroi Lajçak në Twitter./UBTNews

Exit mobile version