I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë thirrje të ulen tensionet në veri pas vendimit të Qeverisë së Kosovës rreth reciprocitetit për targa të përkohshme për veturat që vijnë nga Serbia.
Me anë të një shkrimi në Twitter, Lajçak njoftoi se i ka informuar ambasadorët për situatën e krijuar në veri, teksa ka thënë se është e rëndësishme rivendosja e paqes dhe lejimi i lëvizjes.
“Është e rëndësishme të ulen tensionet, të rivendosni një atmosferë paqësore dhe të lejoni lirinë e lëvizjes. Ne jemi të gatshëm për t’i lehtësuar bisedimet për të gjitha çështjet e hapura në dialog”, shkroi ai më tej.
I briefed EU HoMs on the situation in the north of Kosovo. I’m concerned & call for immediate deescalation. It’s important to reduce tensions, restore a peaceful atmosphere & allow for freedom of movement. We stand ready to facilitate talks on all open issues in the Dialogue. pic.twitter.com/2HvqC0ldmS
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 21, 2021
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot gjatë ditës u tha ambasadorëve të QUINT-it se ‘ose të dyja shtetet t’i mbajnë targat ose të dyja t’i heqin”./UBTNews