Emisari special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak është takuar me shefen e diplomacisë finlandeze Elina Valtonen, me të cilën ka diskutuar për procesin e dialogut Kosovës-Serbi dhe Ballkanin Perëndimor.
Ai me këtë rast ka falënderuar Valtonen për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës.
“Përshëndes mundësinë e djeshme për të diskutuar Dialogun dhe shtytjen e ripërtërirë për ta bërë realitet perspektivën e BE-së për Ballkanin Perëndimor me ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen. Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës”, ka shkruar diplomati sllovak në rrjetin X.