I dërguari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčak, ka zhvilluar një takim në New York me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Lajçak ka njoftuar për këtë takim përmes një postimi në platformën X (ish-Twitter), ku ka theksuar se ka pasur një bisedë të frytshme me Guterres lidhur me situatën në Ballkanin Perëndimor dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Ai e ka cilësuar këtë takim një nder të madh dhe ka shprehur kënaqësinë për bisedën e zhvilluar, duke vlerësuar njohuritë dhe vlerësimet e Guterres mbi zhvillimet në rajon. Lajçak theksoi rëndësinë e diskutimit mbi integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE dhe sfidat që rajoni përballet në këtë proces.
Kjo bisedë vjen në një moment kur procesi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian ka mbetur një temë e rëndësishme dhe aktuale, veçanërisht pas disa ngjarjeve të fundit që kanë ndikuar në stabilitetin e rajonit./UBTNews/