UBT News

Lajçak takon Bislimin e Petkoviqin, pritet të bisedohet për zbatimin e marrëveshjes

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak takoi sot shefin e ekipit negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin nga pala serbe.

Lajçak bëri të ditur se me palët pritet të diskutojë për zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe për çështjet aktuale.

“Sot, jam duke pritur një takim dialogu në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe çështjet aktuale urgjente”, shkroi ai në Twitter.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia sot do të zhvillojnë raundin e ri të dialogut në Bruksel, i pari që prej dakordimit për marrëveshjen bazë dhe aneksin e zbatimit të saj muajin e kaluar. Sot do të takohen shefat e ekipeve negociatore, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq nga pala serbe. Në takim pritet të diskutohet zbatimi i neneve të marrëveshjes bazë si dhe formimi i komisionit të përbashkët mbikëqyrës për implementimin e ujdisë.

Exit mobile version