I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot në Davos të Zvicrës, ka zhvilluar takim me kryeministrin Albin Kurti.
Lajçak ka bërë të ditur se me Kurtin kanë diskutuar për hapat e ardhshëm në dialog për normalizimin e marrëdhënieve dhe çështjet aktuale.
“Ne folëm për hapat e ardhshëm në dialog për normalizimin e marrëdhënieve dhe çështjet aktuale”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Ndryshe, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pritet që më 20 janar të vizitojë Kosovën, e më pas edhe Serbinë, për të përgatitur terrenin për vazhdimin e dialogut në nivel të lartë në Bruksel.