Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, bashkë me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë takuar zyrtarët e Listës Serbe.
Lajçak shkroi një postim në Twitter, por nuk dha detaje rreth takimit.
“Para se të largohesha nga Kosova sot, u takova me përfaqësues të komunitetit serb të Kosovës për të dëgjuar prej tyre për zhvillimet dhe tensionet e fundit në veri të Kosovës”, thuhet në shkrimin e tij.