Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar edhe me ambasadorin Philip Kosnett.
Lajçak në një postim në Twitter theksoi se BE-ja dhe SHBA-ja ndajnë të njëtat interesa për Ballkanin Perëndimor.
“Kam pasur një diskutim shumë të mirë me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett. Bashkimi Evropian dhe SHBA ndajnë të njëjtat interesa në Ballkanin Perëndimor. Ne duam të shohim përparim në rajon dhe të kemi një perspektivë evropiane reale dhe të qartë”, shkroi Lajçak në Twitter./UBTNews
Had a very good discussion with @USAmbKosovo. 🇪🇺🇺🇸 share the same interests in the Western Balkans. We both want to see the region advance and have a real and tangible European perspective. pic.twitter.com/jhgNqgB4AK
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) October 14, 2020