Emisari i Bashkimit Evropian (BE), Miroslav Lajçak është takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi në Bruksel.
Lajçak derisa ka treguar për takimin me Bislimin tha se gjithçka që do të bisedohet është mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka theksuar se nuk ka asgjë teknike në dialog.
“E mirëprita Besnik Bislimin, zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës për diskutime sot para takimit të dialogut në nivelin e kryenegociatorëve nesër. Gjithçka në bisedimet mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është politike, asgjë s’është teknike”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Welcomed Besnik Bislimi, First Deputy Prime Minister of Kosovo, for a discussion today ahead of tomorrow’s Dialogue meeting on Chief negotiators’ level. Everything in the talks on normalisation of relations between Kosovo and Serbia is highly political, nothing is technical. pic.twitter.com/tFtPSFCsA4
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) July 6, 2021
Nesër do të mbahet raundi i ri i bisedimeve në nivel kryenegociatorësh në Bruksel.