UBT News

Lajçak takohet me Bislimin e Petkoviqin

I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak njoftoi se në Bruksel po zhvillon diskutime intensive me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq. Lajçak përmes një postimi në Twitter njoftoi se po diskutohen një sërë temash konkrete me dy kryenegociatorët.

“Diskutime intensive me dy kryenegociatorët @BislimiBesnik dhe @PetkovicPetar për një sërë temash konkrete po zhvillohen sot në Bruksel”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Ndërsa pasdite pritet të zhvillohet takimi i përbashkët me ndërmjetësim të Lajçakut./UBTNews/

Exit mobile version