Shefi i Qeverisë, Avdullah Hoti, sot do ta presë në takim emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ky i fundit një ditë më parë u takua me ministrat e jashtëm të BE-së në Luksemburg, ku mes tjerash diskutuan edhe për dialogun Kosovë-Serbi.